Pronari i Chelsea pritet ta blejë edhe një klub tjetër

  • A.P /
  • 15 September 2023 - 18:51
Pronari i Chelsea pritet ta blejë edhe një klub tjetër

Konsorciumi ë udhëhiqet nga Todd Boehly dhe Behdad Eghbali janë në kërkim të blerjes së aksioneve të Sporting CP – njërit nga tre klubet kryesore në Portugali

Në hapat e tyre fillestarë për të krijuar një rrjet më shumë ekipe e ku Chelsea është në krye, bashkëpronari i Bluve fitoi pronësinë e klubit të Ligue 1, Strasbourg në përfundim të sezonit të kaluar. Telegraph tani mëson se ai është duke u përpjekur për t’u bërë aksionar i vogël në Sporting CP.

Tërheqja e Chelsea për Sportingun ka të bëjë me reputacionin e klubit që zhvillon talente të reja dhe faktit që Cristiano Ronaldo është dalë nga shkolla e tyre. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse bordi i tanishëm i klubit do të sanksionojë ndonjë lloj shitje.

Përveç që janë të interesuar që të krijojnë një organizatë më shumë klube, Clearlake Capital po ashtu janë të interesuar që flamurin për të gjitha këto skuadra ta bartë Chelsea. Sipas një burim të besueshëm të Telegraph, pronarët e Chelsea “dëshirojnë të krijojnë një skuadër 100 pikëshe. Për këtë ata blejnë futbollistë që mund t’i arrin 100 pikë”.

(Kosova Sot Online)