Ballkani luan sot në udhëtim ndaj Dukagjinit, Prishtina sfidohet nga Liria

  • A.P /
  • 17 September 2023 - 09:30
Ballkani luan sot në udhëtim ndaj Dukagjinit, Prishtina sfidohet nga Liria

Me dy ndeshje në program për ditën e sotme, do të mbyllet edhe java e pestë në Superligën e Kosovës në futboll.

Kampioni në fuqi, Ballkani, do të luajë në udhëtim ndaj Dukagjinit. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “18 Qershori”, me fillim prej orës 15:00.

Ballkani është i treti në tabelë me nëntë pikë, kurse Dukagjini i parafundit me dy sosh.

Ndeshja tjetër do të zhvillohet në Hajvali, mes Prishtinës dhe Lirisë.

Kryeqytetasit kanë grumbulluar tetë pikë nga katër xhirot e para, teksa janë në pozitën e katërt.

Ndërsa, prizrenasit janë dy pozita më poshtë me pesë pikë të grumbulluara.

Edhe kjo ndeshje do të luhet nga ora 15:00. 

(Kosova Sot Online)