Xavi me fjalë të mëdha për yllin e ri të Barçës

  • A.P /
  • 17 September 2023 - 14:50
Xavi me fjalë të mëdha për yllin e ri të Barçës

Barcelona regjistroi fitore mbresëlenëse ndaj Real Betisit të shtunën mbrëma me rezultatin 5:0.

Një lojtar, performanca e të cilit mori vëmendje ishte ajo e Gavit

19-vjeçari luajti një rol të madh në fitore, edhe pse nuk u përfshi drejtpërdrejt në asnjë nga golat.

Megjithatë, Xavi nuk u interesua për këtë dhe ai lavdëroi Gavin.

Trajneri i Barçës e konsideroi mesfushorin si një pjesë thelbësore të skuadrës së Barcelonës.

“Gavi është zemra e ekipit, ai është një lojtar themelor. Shumë thanë se ai do të luante më pak këtë sezon, por ai është një futbollist shembullor”, deklaroi Xavi. 

(Kosova Sot Online)