Eriksen thotë se Unitedit i duhet pak fat për të kaluar krizën

  • S.A /
  • 18 September 2023 - 11:48
Eriksen thotë se Unitedit i duhet pak fat për të kaluar krizën

Manchester United e ka nisur në mënyrë të tmerrshme sezonin e ri në Ligën Premier, transmeton "Kosova Sot Online ".

Djajtë e Kuq në pesë sfidat e para kanë pësuar tre disfata, teksa kanë grumbulluar vetëm gjashtë pikë. Humbja e fundit ishte në shtëpi nga Brighton me rezultat 1-3 duke konfirmuar formën e dobët që po kalojnë Djajtë e Kuq.

Mesfushori danez Christian Eriksen ka thënë se nuk po kalojnë nëpër një formë të mirë dhe iu duhet pak fat për të kaluar këtë krizë.

“Është një humbje e rëndë, duhet të analizojmë veten. Kemi ndryshuar disa gjëra, por jemi të zhgënjyer”, tha Eriksen.

“Na mungojnë gjërat e vogla, pak fat. Ne kemi nevojë për këtë për të kapërcyer krizën”, u shpreh mesfushori danez.

Lexo po ashtuFormacioni i Brightonit që tronditi Unitedin në Old Traford kushtoi katër herë më pak se sa Rasmus Hojlund

Ndeshjen e radhës United e zhvillon në udhëtim te Bayern Munich në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ndërkohë në fundjavë për Djajtë e Kuq do të jetë një tjetër udhëtim te Burnley.

(Kosova Sot Online )