Mashtrimi i madh, portierja mendoi se topi kishte dalë jashtë, ai përfundon në rrjetë

  • S.A /
  • 18 September 2023 - 12:53
Mashtrimi i madh, portierja mendoi se topi kishte dalë jashtë, ai përfundon në rrjetë

Portierja mendoi se topi kishte dalë jashtë, ai përfundon në rrjetë. Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në futbollin e femrave në Holandë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në fakt, ekipi i Ajaxit kaloi në epërsi përmes një goli të paparë ndonjëherë. Futbollistja godet nga gjuajtja e lirë dhe topi përfundon në tërthorëse dhe shkon lart.

E portierja kundërshtare duke menduar se topi kishte dalë jashtë vijës fundore, shkon për ta marrë një top tjetër për të rifilluar lojën. Por, topi i parë nga lartësia befasisht rikthehet dhe futet në rrjetë duke bërë që lojtaret me fanella kuq e zi të dëshpërohen dhe të bien në tokë, kurse ato bardhë e kuq e nisin festën për një gol aspak të zakontë.

https://streamable.com/qwjnbn

(Kosova Sot Online )