
Sulmuesi kosovar Albion Rrahmani ka kryer një operacion në tru

Skuadra rumune Rapid Bukuresht ka njoftuar se sulmuesi kosovar Albion Rrahmani ka kryer një operacion në tru.
Ish ylli i Ballkanit është akuzuar me të madhe në Rumani se ka refuzuar të flet për mediat lokale shkaku i asaj që ndodhi në përballjen e shtatorit kundër “Dardanëve”.
Sidoqoftë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i skuadrës rumune që i ka hedhur poshtë këto akuza duke treguar se Rrahmani ka pasur një injeksion në tru, ku operacioni ka qenë i obligueshëm.
“Pas ndeshjes sulmuesi Albion Rrahmani u akuzua nga disa media sportive se refuzoi të flet në intervista. Klubi ynë është në dijeni që lojtarët janë të obliguar të flasin pas ndeshjes shkaku i të drejtave televizive”.
“Mirëpo duam të njoftojmë se mungesa e Rrahmanit s’ka të bëjë asgjë lidhur me incidentin që i ndodhi përfaqësueses së Kosovës ashtu si disa media spekuluan”.
(Kosova Sot Online)