Sot fillon edicioni 2023/24 në Ligën e Kampionëve, shumë ndeshje interesante në orar

  • S.A /
  • 19 September 2023 - 09:27
Sot fillon edicioni 2023/24 në Ligën e Kampionëve, shumë ndeshje interesante në orar

Sot (e martë) fillon edicioni i ri 2023/24 dhe ethet e garës elitare për klubet evropiane, Liga e Kampionëve, transmeton "Kosova Sot Online ".

Pas disa muajve pritje tani vjen radha e futbollit në Ligën e Kampionëve, ku në orar janë shumë ndeshje interesante për tu zhvilluar mbrëmjen e sotme. Fituesi në fuqi i kësaj gare, Manchester City e nis me një ndeshje të lehtë ndaj Crvena Zvezdas, ndërsa Barcelona e pret Antwerpin, me të dy ndeshjet që fillojnë nga ora 21:00.

Lexo po ashtuKthehet Liga e Kampionëve: A do të mundet ndokush ta rrëzojë Manchester Cityn – rivalët kryesorë Bayern, Real dhe PSG.  

Milani luan ndaj Newcastle United dhe Young Boys ndaj RB Leipzig, me dy ndeshjet e vetme që zhvillohen sot nga ora 18:45.

Ndeshje interesante gjatë ditës së sotme padyshim që pritet të jenë ato mes Paris Saint-Germain dhe Borussia Dortmund, si dhe Lazio kundër Atletico Madridit.

Feyenoord-Celtic dhe Shakhtar Donetsk-Porto janë dy ndeshjet e fundit të ditës së sotme.

(Kosova Sot Online )