Kristjan Asllani favoriti kryesor për ta zëvendësuar mungesën e Hakan Calhanoglu ndaj Real Sociedad

  • S.A /
  • 19 September 2023 - 16:26
Kristjan Asllani favoriti kryesor për ta zëvendësuar mungesën e Hakan Calhanoglu ndaj Real Sociedad

Pas Juan Cuadrados, listës së mungesave te Inter i është bashkuar së fundmi edhe Hakan Calhanoglu, i cili do të mungojë në sfidën hapëse të tyre në Ligën e Kampionëve ndaj Real Sociedad të mërkurën, transmeton "Kosova Sot Online ".

Siç raportojnë mediat italiane, Calhanoglu ka pësuar një lëndim muskulor në këmbën e tij të djathtë.

Cuadrado në anën tjetër po vuan nga një problem në thembër, dhe ndonëse ishte i gatshëm për sfidën ndaj Milan të shtunën, ai nuk ishte i përfshirë në skuadër.

Kristjan Asllani është kandidati kryesor për ta zëvendësuar turkun. Sidoqoftë, tekniku italian ka edhe opsione tjera si Henrikh Mkhitaryan, Davide Frattesi apo Davy Klaassen.

Calhanoglu ka shënuar dy gola në katër ndeshje në Serie A deri më tash këtë sezon, duke përfshirë një në fitoren 5-1 ndaj ish-klubit të tij Milan, të shtunën.

29-vjeçari ka zgjatur së fundmi kontratën e tij me klubin italian, e cila është tashmë e vlefshme deri në qershor të vitit 2027.

(Kosova Sot Online )