Kurti e ka pranuar formimin e Asociacionit, por nuk po e zbulon se për çfarë Asociacioni ishte gati ta shkruante edhe statutin

Kurti e ka pranuar formimin e Asociacionit, por nuk po e zbulon se për çfarë Asociacioni ishte gati ta shkruante edhe statutin
Kurti e ka pranuar formimin e Asociacionit, por nuk po e zbulon se për çfarë Asociacioni ishte gati ta shkruante edhe statutin

Muhamet Kelmendi

  • 17 September 2023 - 08:50

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Hapat janë të përcaktuar në Marrëveshjen e Brukselit. Respektimi i saj nuk e dëmton dialogun. Mirëpo, çështja mbeti hapur. Z. Kurti nuk tregoi se për çfarë Asociacioni do të shkruante statutin? Megjithatë, ai e përmendi Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dhe verdiktin e vitit 2015 mbi Marrëveshjen e këtij viti dhe të vitit 2013 për Asociacionin e komunave Serbe në Kosovë. Sidokudo nuk u arrit ndonjë marrëveshje.

 

Z.Kurti e pranoi formimin e Asociacionit kur tha: " ... Unë vetë jam në gjendje të shkruaj statusin për Asociacion, nëse respektohet rendi i punës dhe pika 10 e Marrëveshjes së Brukselit e marsit të vitit 2023...". Sikundër edhe pritej, në Bruksel nuk pati zgjidhje të konfliktit Kosovë - Serbi. Shkaqet e mos suksesit janë disa: 1. Mos paanësia e ndërmjetësve, përkatësisht e z.Borel dhe e z.Lajçak, në dialogim, duke dalë hapur në anën e pikësynimeve të shtetit serb për Asociacion, si pikënisje e dialogimit Kosovë-Serbi. 2. Qëndrimi i patundur i kriminelit të luftës Vuçiq lidhur me kërkesën për formimin e Asociacionit serb, duke e ndërlidhur çdo hap tjetër me këtë status. 3. Kërkesa e Kryeministrit të Kosovës që kryesisht të zhvillohet dialogimi sipas radhës së paraparë me marrëveshjen e Brukselit dhe me Aneks marrëveshjen e Ohrit, si dhe 4. Refuzomi kategorik i z.Kurti që kryetarët e katër komunave të japin dorëheqje për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme. Këtu edhe një herë u theksua peticioni në katër komunat në veri të Kosovës me 20% të nënshkrimeve të elektoratit si formë për të shkuar në zgjedhje. Në Bruksel. Z. Kurti tha: " Nëse shkohet në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të lidhura deri më tash me shtetin serb, sipas pikës 10 të Marrëveshjes së Brukselit, unë jam në gjendje që vetë ta shkruaj statusin e Asociacionit". Deklarata e tillë është shumë domethënëse. Refuzimi saj, vetëm se me kryeneçësi kërkohet fillimisht Asociacioni, nuk është e drejtë. Hapat janë të përcaktuar në Marrëveshjen e Brukselit. Respektimi i saj nuk e dëmton dialogun. Mirëpo, çështja mbeti hapur. Z. Kurti nuk tregoi se për çfarë Asociacioni do të shkruante statutin? Megjithatë, ai e përmendi Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dhe verdiktin e vitit 2015 mbi Marrëveshjen e këtij viti dhe të vitit 2013 për Asociacionin e komunave Serbe në Kosovë. Sidokudo nuk u arrit ndonjë marrëveshje. Mbeten çështjet e hapura.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".