Mesut Ozil ka zgjedhur skuadrën e tij të ëndrrave

  • A.P /
  • 19 September 2023 - 17:19
Mesut Ozil ka zgjedhur skuadrën e tij të ëndrrave

Ish-ylli i Gjermanisë dhe Arsenal-it, Mesut Ozil, ka zgjedhur skuadrën e tij të ëndrrave të Champions League për këtë sezon.

Megjithatë, tifozët e futbollit janë befasuar nga zgjedhjet e gjermanit.

Ozil, 34 vjeç, ka luajtur 69 ndeshje në kompeticion europian më të rëndësishëm për klube.

Në total, ai ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 26 asiste në ndeshjet e luajtura në Champions League me Schalke, Werder Bremen, Real Madrid dhe Arsenal.

Tani, pasi u tërhoq nga futbolli marsin e kaluar, ai është kthyer në një tifoz dhe ka zgjedhur 11-shen e ëndrrave të këtij sezoni.

Në portë është Manuel Neuer dhe përpara tij, në mbrojtje, janë  Ruben Dias (City), Antonio Rudiger (Real) dhe Sergio Ramos (Sevilla).

Në mesfushë, Ozil ka zgjedhur Rodri (City), Camavinga (Real) dhe Ivan Rakitic (Sevilla).

Saka (Arsenal) dhe Sane (Bayern) janë në krah, ndërsa dyshja e sulmit është formuar nga Mbappe (PSG) dhe Haaland (City).

Megjithatë, shumë tifozë kanë kritikuar zgjedhjet e Ozil në rrjetet sociale.

Njëri ka shkruar: “Bellingham është mesfushori më i mirë. Të këshilloj ta përfshish në ekip”.

Një tjetër ka shtuar: “Formacion interesnat nga Mesut, por mungojnë disa lojtarë të Arsenal-it”.

Një tjetër ka thënë: “Ku është Kevin De Bruyne?”.

Një i katërt ka shkruar: “Neuer? Seriozisht e ke, Mesut?”.

Një tifoz tjetër ka thënë: “Si mund të zgjidhet Rudiger para Alaba-s?

(Kosova Sot Online)