De Gea vazhdon të jetë lojtar i lirë, dy klube spanjolle synojnë ta marrin në radhët e tyre

  • S.A /
  • 20 September 2023 - 08:42
De Gea vazhdon të jetë lojtar i lirë, dy klube spanjolle synojnë ta marrin në radhët e tyre

De Gea vazhdon të jetë lojtar i lirë, dy klubet e njohura spanjolle synojnë të sigurojnë shërbimet e tij, transmeton "Kosova Sot Online ".

David de Gea vazhdon të jetë ende lojtar i lirë.

Ai u largua nga Manchester United në verë, teksa ende nuk ka nënshkruar me një tjetër klub për të vazhduar karrierën e tij.

De Gea u kërkua nga klubet amerikane dhe ato të Arabisë Saudite, por ai duket i vendosur për të qëndruar në Evropë.

“Fichajes” ka raportuar se Real Betis dhe Valencia janë të interesuara për ta rikthyer spanjollin në La Liga.

Të dy klubet e shohin si mundësi të mirë për të nënshkruar falas me një portier të nivelit të 32-vjeçarit.

Real Betis ka një lloj krize me Rui Silva të lënduar dhe 40-vjeçarin Claudio Bravo që sapo u kthye nga pushimi, që do të thotë se David de Gea mund të rezultojë shumë më i besueshëm.

Ndërkohë, Valencia mund të shtojë konkurrencën e të riut gjeorgjian Giorgi Mamardashvili.

Mbetet të shihet në vazhdim se cili do të jetë klubi i radhës i ish-portierit të Atletico Madridit.

(Kosova Sot Online )