Real Madrid nis aventurën për titullin e 15 në Ligën e Kampionëve

  • A.P /
  • 20 September 2023 - 18:28
Real Madrid nis aventurën për titullin e 15 në Ligën e Kampionëve

Real Madridi e fillon edhe një tjetër sezon në Ligën e Kampionëve me synimin e vetëm që ta arrijë titullin e 15-të në kate garë derisa në ndeshjen e parë do të luajë me debutantët në këtë garë, Union Berlin.

Los Blancos vinë me një seri të mirë ku kanë arritur pesë fitore në La Liga, e fundit kundër Real Sociedad në shtëpi të dielën e kaluar ku ata fituan 2-1. Por, Union Berlin po ashtu është i njohur se Real Madridi ka humbur vetëm njëherë nga 13 ndeshjet e fundit që ka pasur me skuadra gjermane në garat europiane.

Ata janë të pamposhtur nga skuadra gjermane prej prillit të vitit 2022, ku kanë fituar gjashtë dhe barazuar në një, derisa humbja e tyre e fundit në Bernabeu nga një kundërshtarë gjerman ishte fitorja me rikthim e Schalkes 4-3 në vitin 2015. Por, Real e ka si zakon që ndonjëherë të dështojë të fitojë në ndeshjet e para, kështu kishte ndodhur edhe kundër Shakhtar Donetsk më 2020/21, ku ata humbën me rezultat 3-2.

Kjo mund t’i ofrojë pak shpresë Union Berlinit që ndoshta ata ta fillojnë me fitore paraqitjen e tyre të parë në Ligën e Kampionëve, pavarësisht se ata kanë vetëm një përvojë të vogël në gara europiane ku luajtën në Ligën e Konferencave para dy sezoneve dhe sezonin e kaluar në Ligën e Europës.

Rodrygo dhe Joselu do të jenë më të avancuar në këtë ndeshje, me Jude Bellingham që edhe sot starton pas dy sulmuesve, me Ancelottin që ka startuar me formacion 4-3-3.

Në anën tjetër, trajneri Urs Fischer ka startuar me formacionin 3-5-2 me Behrens dhe Becker në sulmin e skuadrës gjermane.


(Kosova Sot Online)