Arsenali rikthehet në Ligën e Kampionëve pas gjashtë viteve

  • A.P /
  • 20 September 2023 - 20:18
Arsenali rikthehet në Ligën e Kampionëve pas gjashtë viteve

Arsenali u rikthye në Ligën e Kampionëve pas gjashtë viteve, ku ndeshjen e parë do ta luan kundër një kundërshtari që e njeh mirë, pasi që vitin e kaluar ishin përballur më të në Ligën e Europës

Pasi që ishin përballur vitin e kaluar në Ligën e Europës, ku këto skuadra luanin në Grupin A, Arsenali dhe PSV tani do të kenë një test tjetër duke luajtur në elitën e futbollit europian.

Arsenali ishte pjesëmarrës rregullisht në këtë garë nga viti 2000 deri më 2017, por që gjashtë vitet e fundit ata ishin jashtë Ligës së Kampionëve. Formë të luhatshme dhe pjesëmarrje më të kufizuar në Ligën e Kampionëve kanë pasur edhe PSV Eindhoven.

(Kosova Sot Online)