Ballkani i fton dhe orienton tifozët e tij që do të jenë prezentë në stadium sonte në lojën me Viktoria Plzenin

  • S.A /
  • 21 September 2023 - 14:30
Ballkani i fton dhe orienton tifozët e tij që do të jenë prezentë në stadium sonte në lojën me Viktoria Plzenin

Ballkani i ka orientuar tifozët e tij që do të jenë sonte prezent në ndeshjen me Viktoria Plzenin në Republikën Çeke, transmeton "Kosova Sot Online". 

Kampioni kosovar e ka bërë një postim informuar në faqen zyrtare në rrjetet sociale duke treguar se ku do të vendosen tifozët kosovarë sonte në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e klubit Portokalli:

Të dashur tifozë,

Për t'u orientuar drejt stadiumit ku do të zhvillohet sonte ndeshja Viktoria Plzen - Ballkani, po ua paraqesim përmes hartës se si të arriihet deri aty, derisa me të kuqe e keni të ditur edhe pjesën se ku do të jenë të vendosur tifozëria jonë.

Konkretisht sektori U12-U13.

Na priftë e mbara!

(Kosova Sot Online )