Ja pse emri i stadiumit të Arsenalit ndryshoi gjatë ndeshjes së tyre në Ligën e Kampionëve

  • A.P /
  • 21 September 2023 - 17:37
Ja pse emri i stadiumit të Arsenalit ndryshoi gjatë ndeshjes së tyre në Ligën e Kampionëve

Arsenali është rikthyer në garën e Ligës së Kampionëve për herë të parë në gjashtë vjet, me një gjë që u pa ndryshe nga UEFA ku stadiumin e Arsenalit e quanin Arsenal Stadium dhe jo Emirates Stadium

Topçinjtë janë në këtë stadium me bazë në Londrën Veriore prej 2006. Që nga atëherë, ata bën një lëvizje të shkurtër duke u larguar nga stadiumi i t yre ikonik Highbury për të ndërtuar stadiumin që ata e quajtën Emirates – një stadium me 60 000 ulëse i ndërtuar sipas kohës moderne.

Shumë ndeshje janë luajtur në Europë dhe adresa të ndryshme janë ndërruar, por gara elitare kontinentale nuk ishte në agjendën e Arsenalit që nga viti 2017. Kjo ecuri shterpë u mbyll, me Mikel Arteta që arriti një fitore bindëse 4-0 kundër PSV-së derisa Arsenali u kthye me stil në krye të grupit të tij në Ligën e Kampionëve për sezonin 2023/24.

UEFA e regjistroi këtë ndeshje që ka ndodhur në stadiumin Arsenal, pasi që trupi qeverisës i futbollit nuk i njeh stadiumet që përfshin emrat e sponsorëve. Kjo rregull do të ndikojë edhe të Manchester City – të cilët tani do të luajnë në Stadiumin e Qytetit të Manchester, ku nuk do të përdoret emri Etihad -derisa skuadra austriake Red Bull Salzburg nuk do të thirret nga UEFA me këtë emër por vetëm më FC Salzburg.

Arsenali nuk do t’i interesojë shumë se si quhet stadiumi i tyre derisa ata i fitojnë ndeshjet aty, me Artetën që ka thënë se ishte një pritje e gjatë që klubi të kthehet në aksion në Ligën e Kampionëve.


(Kosova Sot Online)