Leverkuseni i Xhakës synon që t’ia nisë mirë aventurës së tyre

  • A.P /
  • 21 September 2023 - 18:29
Leverkuseni i Xhakës synon që t’ia nisë mirë aventurës së tyre

Ekipi i ri i Granit Xhakës do të luan sonte ndeshjen e parë të Ligës së Europës ku në shtëpi e pret skuadrën suedeze, Hacken.

Goli i vonë i shënuar në Allianz Arena për të barazuar 2-2 kundër kampionëve të Bundesligas, Bayern Munchen ka bërë që Bayerni të vazhdojë formën pa humbje në sezonin e ri dhe këtë formë synon ta përcjell edhe në ndeshjen e parë në Europa Ligë.

Deri me tani ata kanë shënuar 4 fitore dhe kanë një barazim derisa në ndeshje ku është involvuar kjo skuadër janë shënuar mesatarisht 4.2 gola, një gjë argëtuese kjo për tifozë dhe për fituesit e Kupës së UEFA-së në sezonin e tyre të viteve të largëta 1987/88.

Nënkampionët e Ligës së Kampionëve në vitin 2001/02 arritën në gjysmëfinale të kësaj gare sezonin e kaluar dhe janë favorit për ta fituar Grupin H. Ata po ashtu janë të pamposhtur në tri ndeshjet në shtëpi në Ligën e Europës (duke fituar një dhe barazuar dy_, edhe pse Xabi Alonso ka bërë përmirësime derisa ende mendon se “fillimi i dobët” kundër Bayernit bënë që të humbin lojën.

Pas tetë ndeshjeve të dështuara, BK Hacken me në fund kanë arritur në fazën e grupeve të një gare të UEFA-së, kurse përvojën e vetme me kundërshtarë gjerman e kanë kundër RB Leipzig të cilët i eliminuan atë në ndeshje kualifikuese në sezonin 2018/19. Kampionët në fuqi të Allsvenskan mposhtën Aberdeen 5-2 në kohën shtesë për të arritur këtu, por me dy vetëm dy humbje në vetëm tri ndeshje tregon që forma e tyre nuk është e mirë në udhëtim.

Granit Xhaka ka startuar edhe sot nga minuta e parë për Leverkusen derisa Xabi Alonso ka shkuar me sistemin 4-4-2 me Adli dhe Boniface në sulm të skuadrës gjermane.

Në anën tjetër suedezët janë treguar të guximshëm dhe kanë startuar me formacion ofansiv, 4-3-3 me Layouni, Sim, Gustafson dhe Chilulya. Leverkusen dhe Hacken gjenden në Grupin H në Ligën e Kampionëve bashkë me Molden dhe Qarabagun. 

(Kosova Sot Online)