Bayern nuk flet për klauzolën e riblerjes së Kane nga Tottenham

  • A.P /
  • 21 September 2023 - 19:15
Bayern nuk flet për klauzolën e riblerjes së Kane nga Tottenham

Drejtori sportiv i Bayern Munich, Christoph Freund ka zgjedhur që mos të tregojë se a janë të vërteta pretendimet e Levys se Tottenahm e ka klauzolën për ta riblerë Harry Kane

Pronari  Spurs tha se skuadra e Premier Ligë e ka mundësinë për ta blerë Kane, një gjë që ka bërë që ata ta lejojnë shitjen e anglezit për 100 milionë euro në verë. Tani mendohet që Tottenham ka mundësinë dhe të drejtën për ta blerë Kane në të ardhmen, i cili është në formë të mirë dhe shënoi edhe kundër Manchester United në Ligën e Kampionëve, ku Bayerni fitoi me rezultat 4-3.

Megjithatë, Freund zgjodhi që t’i mbante letrat mbyllur në dollapin e tij dhe nuk tregoi detaje të kësaj klauzole. Në vend të kësaj, ai insistoi se bavarezët kanë planifikuar një “afat të gjatë” me sulmuesin i cili ka potencialin që të “shkelqejë edhe në këtë kohë” me klubin.

“Ne nuk do të flasim asgjë për këtë (për klauzolën e riblerjes). Ne nuk tregojmë gjithçka dhe për detajet e kontratave”, tha ai për DAZN.

“Harry është këtu, është larguar nga Anglia për herë të parë me bindje të plotë. Ne kemi kontratë katër vjeçare më të. Ne jemi shumë, shumë të lumtur më të dhe planifikojmë që ta kemi edhe për kohë të gjatë në Bayern. Ai do t’i jap formë kësaj skuadre dhe kohës së tij këtu. Jam i bindur për këtë. Ai ndihet shumë komod dhe do të shënoja gola të bukur për Bayernin në vitet që do të vinë”.

Spurs bën të gjitha për ta bindur Kane për të nënshkruar kontratë të re me klubin nga Londra Veriore në verë por sulmuesi dëshironte që të garonte në Ligën e Kampionëve, për të cilën gjë Tottenham dështoi. Pavarësisht kësaj, Levy nuk është dorëzuar për ta risjellë anglezin përsëri në Londër duke thënë se Spurs ka të drejtën për ta riblerë Kane nëse sulmuesi dëshiron të rikthehet.

“Detajet aktuale të kontratës me Bayern Munich mbesin konfidenciale”, tha Levy për Bloomerg. “E tëra çfarë mund të them është se nëse Harry një ditë dëshiron të kthehet në Premier Ligë dhe ai dëshiron që të kalojë në Tottenham, ne do ta kemi mundësinë e parë për ta blerë atë”.

 

(Kosova Sot Online)