Ballkani e nis fazën e grupeve në Ligën e Konferencës në Çeki

  • A.P /
  • 21 September 2023 - 20:16
Ballkani e nis fazën e grupeve në Ligën e Konferencës në Çeki

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së parë në Grupe të Ligës së Konferencës në mes të Viktoria Plzen dhe Ballkanit të Suharekës

Djemtë e Ilir Dajës tashmë kanë krijuar histori duke u bërë klubi i parë kosovarë që kalon në grupe të një gare të UEFA-së.

Ata përfunduan në fund të grupit sezonin e tyre të parë vitin e kaluar në këtë garë, pavarësisht se kampioni kosovar arriti që të shënojë fitoren e parë duke mposhtur Sicassporin me rezultat 4 - 3.

Këtë sezon, Ballkani luajti tetë ndeshje në raundet kualifikuese, dy në Ligën e Kampionëve dhe gjatë në Ligën e Konferencës. Ballkani i ka regjistruar në këto ndeshje 6 fitore dhe dy humbje, derisa ata janë në një ecuri prej tetë fitoresh në 10 ndeshje garuese, gjë që i jep atyre mundësi që të ëndërrojnë për kalim në fazën e ndeshjeve kualifikuese në Vitin e Ri.

(Kosova Sot Online)