Frikë për një lëndim serioz, talenti i Barcelonës u largua me barelë nga fusha

  • S.A /
  • 22 September 2023 - 12:43
Frikë për një lëndim serioz, talenti i Barcelonës u largua me barelë nga fusha

Talenti i Barcelonës, Vitor Roque, ka pësuar një lëndim që duket se është serioz, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ai u lëndua në ndeshjes e fundit të Athletico Paranaense kundër Internacionalit, pasi mori një goditje nga Mario Hernandez.

Ende nuk është dhënë një vlerësim nga stafi mjekësor për shkallën e lëndimit, por nga pamjet e para duket se bëhet fjalë për një lëndim serioz.

Madje, 18-vjeçari u pa në lot sa ishte i shtrirë në tok.

Vitor Roque u largua me barelë nga fusha e lojës.

Kujtojmë se sulmuesi brazilian do t’i bashkohet Barcelonës në verën e vitit të ardhshëm.

Barça kishte arritur marrëveshje për transferimin e tij për 40 milionë euro, por që tarifa e transferimit në total mund të shkoi deri në 61 milionë euro.

(Kosova Sot Online )