Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në 'Grand Slam 2023'

  • A.P /
  • 22 September 2023 - 16:16
Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në 'Grand Slam 2023'

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Xhudistja kosovare ishte në garë për medaljen e artë, por në finale u mposht nga japonezja, Kisumi Omori.

Distria Krasniqi medaljen e argjendtë e fitoi në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Kujtojmë se në këtë Grand Slam medalje të argjendtë ka siguruar edhe Nora Gjakova.

Edhe Gjakova është në garë për të artën, pas sot do të përballet në finale me gjeorgjianen, Eteri Liparteliani.

(Kosova Sot Online)