Ten Hag ka një porosi për Jadon Sancho

  • A.P /
  • 22 September 2023 - 18:34
Ten Hag ka një porosi për Jadon Sancho

Erik ten Hag ka thënë që vetëm Jadon Sancho mund ta ndryshojë pozitën e tij në klub, derisa sulmuesi anësor mbetet i përjashtuar nga skuadra e parë

Holandezi ka konfirmuar që Sancho ende është duke u stërvitur ndaras nga skuadra e parë, për shkak se doli kundër Ten Hag me një postim në rrjetet sociale dhe ai nuk pritet që të luajë në ndeshjen kundër Burnley.

Sulmuesi raportohet se refuzon t’i kërkojë falje menaxherit për shpërthimin e tij – edhe pse ai ka shlyer postimin në rrjetet sociale dhe nuk është e qartë në ai do të luan më me United.

“Varet nga ai. Për gjërat e tjera, ne jemi duke u përgatitur për ndeshjen me Burnley dhe aty është fokusi i jonë. Ai nuk do të jetë në skuadrën tonë”, tha Ten Hag në konferencën për shtyp të premten.

Edhe pse Sancho dhe Antony mungojnë në skuadër për arsye jo sportive, Ten Hag ka pasur lajme të mira pasi që katër futbollistë janë kthyer në stërvitje.

I transferuari si i huazuar, Sofyan Ambrabat, mesfushori Mason Mount plus mbrojtësit Harry Maguire dhe Raphael Varane janë rrugës së duhur për t’u rikuperuar nga lëndimet dhe mund të jenë së paku në bankë për ndeshjen kundër Burnley.

(Kosova Sot Online)