Kuka: Me zjarr, ujë dhe me xhudon e Kosovës s’ka lojë

  • A.P /
  • 22 September 2023 - 22:04
Kuka: Me zjarr, ujë dhe me xhudon e Kosovës s’ka lojë

Pas suksesit në Baku të Azerbejxhanit, selektori i Kombëtares së Kosovës në Xhudo, Driton Kuka ka dalë me një reagim në rrjetet sociale

Nora Gjakova arriti që sot ta fitojë medaljen e artë në Grand Slamin që u zhvillua në Baku të Azerbejxhanit derisa Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjend.

Pas kësaj, selektori i Kombëtares së Kosovës në Xhudo, Driton Kuka ka shkruar një status poetik që i jep frymëzim xhudistëve të tij.

“Nora e artë 1000 Pikë

Disi e argjendtë 700 pikë

Tashmë do jenë me siguri bartëse në Lojëra Olimpike!

Grand Slam Baku Azerbeijan

Të shkëlqyeshme dhe tashmë drejt Parisit 2024 drejt sukseseve të reja!

Me zjarr,ujë e xhudon e Kosovës ska lojë!

Ditë e bukur atje në Baku për vendin tonë e popullin Shqiptar 

Nesër garojnë Laura, Loriana e Akili ju urojmë suksese!

Në krye të detyrës Majlinda e Tosi”, shkroi ai në profilin e tij në Facebook. 

(Kosova Sot Online)