Lajm i keq për Real Madridin, sëmuret Bellingham para derbit me Atleticon

  • S.A /
  • 23 September 2023 - 08:52
Lajm i keq për Real Madridin, sëmuret Bellingham para derbit me Atleticon

Real Madridi ka marrë një lajm të keq për shkak të një sëmundje/lëndimi që ka pësuar/marrë Jude Bellingham para derbit të tyre të qytetit kundër rivalëve të Atleticos, transmeton "Kosova Sot Online".

Mesfushori anglez ka qenë në një formë të mahnitshme për Los Blancos prej që u transferua për 103 milionë euro në verë nga Borussia Dortmund. Bellingham ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar në një nga 11 golat që reali ka shënuar deri me tani këtë sezon.

Humbja e tij nga një lëndim apo ndonjë sëmundje do të ishte një goditje për planet e Carlo Ancelottit para ndeshjes së tyre kundër Atleticos në Wanda Metropolitano të dielën. Bellingham është parë duke u larguar shumë herët të premten nga stërvitjet e që ishte një pamje e padëshiruar për tifozët e skuadrës nga Santiago Bernabeu.

Sipas asaj që transmeton AS, 20 vjeçari ka vuajtur nga dhimbja e stomakut. Por, është e paqartë se ky problem ka të bëjë më muskujt e barkut apo është ndonjë sëmundje. Skuadra mjekësore e Realit beson që Bellingham do të jetë gati për ndeshjen në La Liga që zhvillohet në vikend.

)Kosova Sot Online