Lexoni edhe:
McGonigal pranon të gjitha akuzat e lidhura me Shqipërinë, akuzohet se mori 225 mijë dollarë nga një shqiptaro-amerikan
Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon sot me ndeshjet e radhës në kuadër të javës së parë, transmeton "Kosova Sot Online".
Këtë të shtunë në program për t’u zhvilluar janë dy ndeshje.
Sot nis java e 6 në Superligë/ Llapi pret Gjilanin, Dukagjini përballet me…
Istogu, që debuton në Superligë, do të luajë ndaj Trepçës, me fillim prej orës 17:00.
Për shkak të problemeve me palestër në Istog, kjo ndeshje do të zhvillohet në “Mizahir Isma” të Rahovecit.
Përballja tjetër për ditën e sotme është ajo mes Sigal Prishtinës dhe Proton Cable Prizrenit.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Sezai Surroi” të Prizrenit, për shkak se palestra sportive në kryeqyet është ende në procesin e rinovimit.
Përballja mes Prishtinës dhe Prizrenit nis në ora 19:00.
(Kosova Sot Online )