U shpërngul në SHBA, Messi zbulon dëshirën familjare të parealizuar

  • E.K /
  • 23 September 2023 - 14:32
U shpërngul në SHBA, Messi zbulon dëshirën familjare të parealizuar

Futbollisti i famshëm argjentinas Lionel Messi ka në plan të zgjerojë familjen e tij. Në një intervistë me ‘YouTuber-in’ Miguel Granados, Messi zbuloi një nga dëshirat ende të parealizuara në familjen e tij.

Messi dhe gruaja e tij Antonella Roccuzzo (35 vjeçe) kanë tre djem, Cira (katër vjeç), Mateo (shtatë vjeç) dhe Thiago (10 vjeç). Në intervistën e fundit ai ka treguar se dëshiron të ketë edhe një vajzë.

“Ne do të donim të kishim një fëmijë tjetër. Unë jam ende duke pritur për një vajzë në familjen time”, tha Messi, i cili u transferua në Shtetet e Bashkuara dhe Inter Miami me familjen e tij këtë verë, shkruan Klix.Ba.

Pas shpërnguljes nga Florida, familja Messi duket se ka nisur një sitl jetese ndryshe.

(Kosova Sot Online)