
Lexoni edhe:
Shaqiri për ndeshjen kundër Kosovës: Përballja me Kosovën do të jetë emocionuese, do ta shijoj çdo moment duke luajtur atje
Vedat Muriqi e ka nisur për mrekulli sfidën mes Gironës dhe Mallorcës, transmeton "Kosova Sot Online ".
Sulmuesi kosovar vetëm pas katër minutave lojë ka gjetur golin në këtë sfidë.
Prizrenasi ka realizuar gol nga penalltia për t’i dhënë Mallorcës epërsinë 0-1.
Për Muriqin është goli i dytë radhazi në La Liga, pasi realizoi edhe javën e kaluar.
Kujtojmë që Muriqi në fillim të kampionatit ka humbur dy penallti në dy ndeshje për Mallorcën, por ai sërish ka mbetur ekzekutuesi i parë te klubi ishullor.
(Kosova Sot Online )