Pas qortimit që i bëri Neymarit, trajneri rrezikon të shkarkohet

  • A.P /
  • 24 September 2023 - 12:03
Pas qortimit që i bëri Neymarit, trajneri rrezikon të shkarkohet

Neymar nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme eksperiencën e tij në Saudi Pro League.

Sulmuesi brazilian, i cili u transferua te Al-Hilal në ditët e fundit të merkatos, që në ndeshjet e tij të para rrezikoi të përjashtohej, për ndërhyrje të gabuar.

Sjellja e sulmuesit ka bërë që trajneri Jorge Jesus ta qortojë Neymarin.

Mirëpo, kjo gjë ka bërë që te Al-Hilal të lindë një përballje e ashpër, e cila mund të ketë pasoja për trajnerin.

Mediet spanjolle raportojnë se sulmuesi brazilian u ka kërkuar drejtuesve të klubit që ta shkarkojnë Jorge Jesus.

Mbetet të shihet ditëve në vazhdim nëse do të ketë një pajtim mes Neymarit dhe Jesusit, apo klubi përfundimisht do ta largojë atë.


(Kosova Sot Online)