Xhaka kujton fitoren dhe golin me fanellën e Arsenalit

  • a.p /
  • 24 September 2023 - 13:08
Xhaka kujton fitoren dhe golin me fanellën e Arsenalit

Granit Xhaka ka treguar mbështetje për ish-skuadrën e tij, Arsenalin, që sot e zhvillon derbin e Londrës veriore, ndaj Tottenham Hotspur.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 15:00, në “Emirates Stadium”

Xhaka shpërndau në llogarinë e tij një fotografi nga ndeshja e fundit mes këtyre dy skuadrave e zhvilluar në “Emirates”, e cila ishte fituar nga “Topçinjtë” me rezultatin 3:1.

Mesfushori nga Kosova kishte shënuar golin e tretë të asaj ndeshjeje, që ishte zhvilluar sezonin e kaluar.

(Kosova Sot Online)