Tuchel synon të përforcojë skuadrën me Rudigerin

  • A.P /
  • 24 September 2023 - 15:37
Tuchel synon të përforcojë skuadrën me Rudigerin

Bayern Munichi raportohet se mund të tentojë në janar që të transferojë Antonio Rudigerin nga Real Madridi.

Sipas “Defensa Central”, Thomas Tuchel është shumë i etur për të nënshkruar me qendërmbrojtësin gjerman.

Tuchel e konsideron 30-vjeçarin si një përshtatje të përsosur për sistemin e tij dhe ai e dëshiron atë si një zëvendësues të Matthijs de Ligt, i cili nuk duket të jetë i preferuar te “Bavarezët”.

Bayerni thuhet se mund të testojë vendosmërinë e Real Madridit me një ofertë prej 30 milionë eurosh në janar.

Nuk është e qartë nëse kjo do të mjaftonte që “Los Blancos’ të shesin Rudigerin, por nëse ai largohet, një zëvendësim do të ishte absolutisht i nevojshëm.

Ndryshe, Antonio Rudiger ka kontratë të vlefshme me Real Madridin deri më 30 qershor 2026. 

(Kosova Sot Online)