Këto janë rezultatet e xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës

  • A.P /
  • 24 September 2023 - 17:26
Këto janë rezultatet e xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës

Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës ku janë arritur këto rezultate. Drita ka mposhtur Prishtinën me rezultat 3-0, Ballkani fitoi ndaj Malishevës me rezultat 3-2. Befasia ndodhi në Prizren ku Liria ishte duke fituar 3-0 ndaj Ferronikelit por në fund hupi me rezultat 3-5

Një befasi dhe dy rezultatet të pritura kanë ndodhur gjatë ndeshjeve në Superligës së Kosovës.

Drita – Prishtina 3-0

Drita ka arritur një fitore të rëndësishme në Superligë duke mposhtur Prishtinën me rezultat 2-0. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-0. Në pjesën e dytë Drita shënoi dy gola qysh në fillim të pjesës së parë. Fillimisht shënoi Ajzeraj në minutën e 47-të kurse dy minuta më vonë shënoi edhe Prapashtica. Golin e fundit për Dritën e shënoi Selmani në minutën e parë shtesë të ndeshjes. Fitorja e Dritës vjen pas tri barazimeve radhazi të kësaj skuadre dhe e ngrit atë në kuotën e 9 pikëve nga pesë ndeshje të zhvilluara.  Në mesjavë Drita pritet të luajë kundër Feronikelit 74’ si mysafirë kurse Prishtina do të presë në shtëpi Dukagjinin.

FC Ballkani – Malisheva 3-2

Kampioni në fuqi i Kosovës ka arritur një fitore të vështirë kundër Malishevës si vendas duke fituar me rezultat 3-2. Të parët që kaluan në epërsi ishin Malisheva ku Hazrollaj shënoi në minutën e shtatë të ndeshjes. Ballkani do të barazonte në minutën e 22-të te ndeshjes me Halilin derisa në minutën e 29-të përmbysi rezultatin me golin e Nazmi Gripshit. Minuta e 75-të solli golin e Qëndrim Zybës për Ballkanin kurse ndeshja u bë më interesante kur gol shënoi Aliu i Malishevës në minutën e 77-të. Por deri në fund të ndeshjes nuk lëvizën shifrat dhe Ballkani është në vendin e dytë në Superligë, me pikë të barabarta me Llapin por kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.  Ndeshjen e radhës Ballkani e luan në mysafirë në Fushë Kosovë kurse Malisheva pret në shtëpi liderin Llapin.

Liria – Feronikeli 74’ 3-5

Një ndër ndeshjet befasi në këtë javë ishte ajo  në mes të Lirisë dhe Feronikelit 74. Liria do të shënonte tre gola në pjesën e parë. Petrus (2’), Alidemaj (7’) dhe Tjiueza (13’) do të shënonin për Lirinë brenda 15 minutave të parë të ndeshjes për rezultat 3-0. Ferronikeli arriti që ta zbutë këtë epërsi në pjesën e parë në minutën e 35-të me golin e Razack.  Në pjesën e dytë Feronikeli do të shënonte katër gola. Berisha (5’’, 66’) dhe Avdyli (61’) shënuan golat për mysafirët për rezultat 3-5 në këtë ndeshje. Pas kësaj fitoreje Feronikeli ka gjashtë pikë dhe mbetet në vendin e tetë derisa po kaq pikë ka edhe Liria por është në vendin e gjashtë.  Liria në ndeshjen e radhës është mysafirë i Gjilanit kurse Feronikeli 74’ pret në shtëpi Dritën.

(Kosova Sot Online)