Rrahmani mund të mungojë në ndeshjen me Real Madridin

  • S.A /
  • 25 September 2023 - 10:32
Rrahmani mund të mungojë në ndeshjen me Real Madridin

Amir Rrahmanin nuk po e lënë rehat lëndimet në sezonin e ri. Futbollisti kosovar fillimisht u lëndua lehtë në ndeshjen ndaj Rumanisë në kualifikimet e Euro 2024, prandaj pritet të jetë në "pushim" edhe për ndeshjen me Real Madridin.

E më pas, qendërmbrojtësi u detyrua ta linte fushën qysh në minutën e 13-të në Estadio Municipal kundër Bragës.

Në ditët pasuese iu bënë ekzaminimet të ndryshme, të cilat e zbuluan një tërheqje muskulore të kofshës së këmbës së majë.

Lëndimi i kësaj natyre e detyron lojtarin të mungojë në disa ndeshje, shkruan “Gazeta Express”.

Me të vërtetë ky është një lajm i keq për trajnerin Rudi Garcia, i cili pas lëndimet të Juan Jesus, mbetet edhe pa përfaqësuesin kosovar për një kohë.

Fillimisht u tha se bëhet fjalë për një lëndim që do ta linte Rrahmanin së paku dy ndeshje jashtë fushës së blertë.

Por, “Corriere dello Sport” e ofron një version më preciz të gjendjes së ish-futbollistit të Dinamo Zagrebit, Lokomotivës së Zagrebit dhe Veronës.

Sipas mediumit italian, Rrahmani mund të mungojë deri në katër ndeshje, përfshirë këtu edhe atë në shtëpi kundër Real Madridit.

Në raporton e fundit të ushtrimeve, Napoli ka njoftuar se ylli kosovar ka nisur me terapi, që janë hapi i parë drejt shërimit.

Me këtë rast, Rrahmani me siguri nuk do të rrezikojë dhe do t’i mungojë Kosovës në ndeshjet e tetorit. 

(Kosova Sot Online )