Tjetër lëndim para Çekisë, Sylvinho mbetet pa lojtarin titullar në sfidën e 12 tetorit

  • S.A /
  • 25 September 2023 - 10:43
Tjetër lëndim para Çekisë, Sylvinho mbetet pa lojtarin titullar në sfidën e 12 tetorit

Pas dëmtimit të Ardian Ismajlit, duket se trajneri Sylvinho do ta vuajë mungesën e një tjetër “legjionari” të formacionit titullar për sfidën e 12 tetorit ndaj Republikës Çeke, mungesë që duket se do ta prekë repartin e sulmit, transmeton "Kosova Sot Online".

Bëhet fjalë për “bomberin” kavajas, Sokol Cikalleshi, i cili ka pësuar një dëmtim gjatë sfidës së javës së kaluar ndaj Rizespor e për këtë arsye nuk ishte i pranishëm në sfidën e kësaj të diele, të ekipit të tij Konyaspor, ndaj Ankaragucu.

Sipas klubit të Konyaspor, Cikalleshi rrezikon të mungojë 2-3 javë në fushën e blertë, duke shqetësuar jo pak teknikun Sylvinho, i cili duket se tanimë do t’i mbajë të gjitha shpresat te Mirlind Daku dhe te kthimi në formë i Armando Brojës.

(Kosova Sot Online )