Fillon shitja e biletave për ndeshjen Ballkani – Dinamo Zagreb

  • A.P /
  • 25 September 2023 - 17:26
Fillon shitja e biletave për ndeshjen Ballkani – Dinamo Zagreb

Ka nisur shitja e biletave për ndeshjen e dytë të Ballkanit në Ligën e Konferencës, ndaj Dinamo Zagrebit.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 5 tetor, në stadiumin “Fadil Vokrri".

Klubi nga Theranda njoftoi sot se biletat mund t’i blini vetëm përmes platformës online. Çmimet e biletave janë nga 3 deri në 50 euro.

Njoftimi i plotë i klubit të Ballkanit:

“VINI RE!!!

Super ndeshja evropiane po afron!
Biletat për takimin ndërmjet Ballkanit dhe Dinamo Zagrebit, tashmë janë në shitje.

Ato mund t’i siguroni VETËM përmes platformës online, në linkun e mëposhtëm:

https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Mos harroni, nuk do të ketë shitje në forma fizike, por vetëm online.

Për ndeshjen e dytë të grupit C në UEFA Conference League, çmimet e biletave janë këto:
Për tribinat Veri dhe Jug 3 euro, atë të Lindjes 5 euro, në Perëndim 10 euro. Ndërkaq çmimi për  VIP bileten është  50 euro (ku përfshihet edhe katering).

Përballja e dy kampionëve, nga Kosova e Kroacia, zhvillohet më 5 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim në orën 18:45.

Mos harroni, një person mund të blejë deri në katër bileta. Pasi ta siguroni atë, patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4 dhe me kualitet të lartë.

Eja dhe mbështete rrugëtimin evropian të Ballkanit, mbështete kampionin e Republikës

Na priftë e mbara”. 


(Kosova Sot Online)