Në Bundesligë u regjistrua një statistikë për herë të parë

  • A.P /
  • 25 September 2023 - 18:49
Në Bundesligë u regjistrua një statistikë për herë të parë

Për herë të parë në historinë e Bundesligës, pesë skuadra janë pa fitore pas pesë xhirove të para.

Mainz është në pozitën e fundit me vetëm një pikë, aq sa kanë edhe Darmstadt dhe Koln.

Borussia Monchengladbach ka grumbulluar dy pikë deri më tani, ndërsa Bochum tri sosh.

Kësisoj, asnjëra prej këtyre pesë skuadrave nuk di ende për fitore në sezonin 2023/24 në elitën e futbollit gjerman.

Dhe, sipas faqes së specializuar për statistika, “Opta”, për herë të parë në histori të Bundesligës ndodh që pesë skuadra të jenë pa fitore pas pesë xhirove.

(Kosova Sot Online)