Futbollisti malazez Mirko Vucinic shumë shpejt mund të shkojë në burg

  • S.A /
  • 26 September 2023 - 09:17
Futbollisti malazez Mirko Vucinic  shumë shpejt mund të shkojë në burg

Ish-lojtari i Përfaqësueses së Malit të Zi, Mirko Vucinic mund të përfundojë mbrapa grilave nëse nuk shlyen detyrimet ndaj Italisë, prokuroria e së cilës po zhvillon hetime ndaj këtij lojtari, transmeton "Kosova Sot Online".

Vucinic akuzohet për evazion fiskal në vlerë prej 13 milionë eurosh dhe se është dashur të paguajë taksa në Itali nga viti 2014 deri në vitin 2017, gjë që nuk e ka bërë.

Për këtë ata kërkojnë dënim me burg prej katër vitesh. Ndërkohë mbrojtja e tij po tenton të vërtetojë se rrogën e ka marrë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe jo në Itali.

Meqë ra fjala, në ditët e fundit të karrierës së tij si lojtar, e cila përfundoi gjashtë vjet më parë, ai luajti në Emiratet Arabe për skuadrën e Al-Jazira.

Mediat në Itali pretendojnë se vendimi përfundimtar do të merret më 19 tetor.

Vucinic ishte një golashënues vrasës që luajti për Malin e Zi për shumë vite, ndërsa bëri edhe karrierë të bujshme me klube.

Në nivel klubesh, ai la gjurmën e tij më të madhe në Serie A, ku luajti për Lecce, Juventus dhe Roma, ku mori statusin e një ikone.

(Kosova Sot Online )