Vritet presidenti i klubit futbollistik në këtë shtet, e ndeshjen ekipi i tij

  • S.A /
  • 26 September 2023 - 12:35
Vritet presidenti i klubit futbollistik në këtë shtet, e ndeshjen ekipi i tij

 

Presidenti i klubit nga divizioni i dytë i futbollit kolumbian – Tigres FC, Edgar Paez, u qëllua për vdekje pasi ekipi i tij u mposht të shtunën, njoftoi klubi jug-amerikan, transmeton "Kosova Sot Online".

63 vjeçari ishte duke u kthyer në shtëpi me veturë me vajzën e tij pas humbjes 2:3 në shtëpi nga Atletico FC.

Ai u vra nga dy meshkuj që iu afruan me motor afër stadiumit, raportojnë mediat lokale.

Vajza e tij iu shmang vrasjes dhe autoritetet aktualisht janë duke bërë hetime rreth kësaj vrasjeje.

“Familja e Tigres dhe komuniteti sportiv janë të shkatërruar nga kjo ngjarje”, thuhet në njoftimin e klubit.

“Lidhja e tij me ekipin dhe dedikimi i tij në zhvillimin e rajonit tonë ishte i pashoq. Ai la një zbrazësi tek të gjithë ata që e kishin privilegjin ta njihnin.”

Fernando Jaramillo, president i divizionit Major, të Futbollit Profesional Kolumbian (DIMAYOR), ka folur për vdekjen e Paez.

“Ai u dallua gjithmonë për shembullin dhe respektin që e kishte për shokët e tij, për pozicionin e fuqishëm dhe respektues, por edhe për dashurinë që e shfaqte dhe që e ndiente për sportin për të cilin të gjithë ne jemi të pasionuar, për futbollin”, deklaroi Jaramillo.

(Kosova Sot Online )