UEFA zgjedh stadiumin ku do të luhet finalja e Superkupës së Evropës

  • A.P /
  • 26 September 2023 - 17:26
UEFA zgjedh stadiumin ku do të luhet finalja e Superkupës së Evropës

UEFA ka njoftuar zyrtarisht për vendimet që u morën sot nga mbledhja e Komitetit Ekzekutiv, që u mbajt në Limasol të Qipros.

Mes tjerash, në këtë mbledhje u vendos edhe për vendin nikoqir për finalen e Superkupës së Evropës për vitin 2024.

Komiteti Ekzekutiv emëroi Stadiumin Kombëtar në Varshavë të Polonisë, si mikpritës të Superkupës së UEFA-s 2024, që do të luhet më 14 gusht.

Në finalen e Superkupës takohen kampioni i Ligës së Kampionëve dhe ai i Ligës së Evropës.

(Kosova Sot Online)