Albion Rrahmani më i miri i javës në Rumani

  • A.P /
  • 26 September 2023 - 18:01
Albion Rrahmani më i miri i javës në Rumani

 Albion Rrahmani është zgjedhur si më i miri i javës së dhjetë në Superligën e Rumanisë.

Të hënën mbrëma, sulmuesi kosovar shkëlqeu sërish me fanellën e Rapidit të Bukureshtit, duke ndihmuar skuadrën e tij që të regjistrojë fitore ndaj Clujit

Rapidi fitoi me rezultatin 3:1, teksa Rrahmani ishte autor i dy golave dhe një asistimi.

Kjo sigurisht se ka mjaftuar se çmimin “Superlojtari” për javën e dhjetë të shkoi te 23-vjeçari. Në Rumani ky çmim i ndahet futbollistit më të dalluar pas çdo xhiroje.

(Kosova Sot Online)