Kosova e nis sezonin e parë me barazim ndaj Bullgarisë

  • A.P /
  • 26 September 2023 - 19:30
Kosova e nis sezonin e parë me barazim ndaj Bullgarisë

Kombëtarja e Kosovës zhvilloi sot ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve, kompeticion ky i cili po ashtu për herë të parë po zhvillohet në konkurrencën e vajzave.

Të përzgjedhurat e Anneli Andersen luajtën baras në udhëtim ndaj Bullgarisë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Lokomotiv Plovdiv” përfundoi baras dhe pa gola.

Kosova është në Grupin 5 të Ligës C. Në këtë grup bën pjesë edhe Maqedonia e Veriut.

Bullgaret prin në këtë grup me katër pikë, por me një ndeshje më shumë se kundërshtaret e tyre.

“Dardanet” janë të dytat me një pikë, kurse maqedonaset më poshtë dhe  pa pikë.

Kosova ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojë më 27 tetor, në udhëtim ndaj Maqedonisë së Veriut. 

(Kosova Sot Online)