Barcelona sfidohet nga Mallorca me Muriqin titullar

  • A.P /
  • 26 September 2023 - 20:51
Barcelona sfidohet nga Mallorca me Muriqin titullar

Barcelona do të luajë sonte në udhëtim ndaj Mallorcas, në kuadër të javës së shtatë në La Liga.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Son Moix”, me fillim prej orës 21:30.

Barça është lidere në tabelë me 16 pikë, kurse “Piratët” deri më tani kanë grumbulluar 5 pikë dhe renditen në pozitën e 17-të.

Si zakonisht, Vedat Muriqi edhe sonte do të luajë nga minuta e parë.

(Kosova Sot Online)