Kuka i gëzohet projektit të Qendrës Nacionale të Xhudos

  • A.P /
  • 27 September 2023 - 16:24
Kuka i gëzohet projektit të Qendrës Nacionale të Xhudos

Driton Kuka i është gëzuar lajmit që e dha sot ministri i Sportit, Hajrulla Çeku për jetësimin e qendrës nacionale të xhudos në Pejë.

Trajneri më i suksesshëm në histori të Kosovës e ka bërë një postim në rrjetet sociale duke u shprehur se ëndrra po bëhet realitet pasi vendi i medaljeve olimpike, botërore e evropiane po bëhet me kushte optimale për punë.

"Ëndrra po behet realitet!

Vendi ku farkohen medaljet e Arta Evropiane,Botërore e Olimpike po bëhet me kushtet më optimale për stërvitje Elitare", ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)