Trajneri Besim Brahimi - boksierëve të Kosovës: Dua medalje në 'Kampionat Ballkanik' ose s’ju foli gjashtë muaj

  • A.P /
  • 27 September 2023 - 16:38
Trajneri Besim Brahimi - boksierëve të Kosovës: Dua medalje në 'Kampionat Ballkanik' ose s’ju foli gjashtë muaj

Trajneri i boksit, Besim Brahimi është gjithmonë i uritur për fitore dhe për trofe.

Ish-selektori i Kombëtares së Kosovës në boks e ka bërë një postim mjaft interesant dhe motivues për boksierët dardanë.

Brahimi në Facebook i ka porositur boksierët që të fitojnë medalje në Kampionatin Ballkanik pasi në të kundërtën, i ka “kërcënuar” se nuk do t’ju flasë atyre për nëj gjysmë viti.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e trajnerit Brahimi, dikur selektor i Kombëtares së Kosovës në konkurrencën e femrave dhe ish-boksier i njohur kosovar.

(Kosova Sot Online)