Kanë përfunduar tri ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës

  • A.P /
  • 27 September 2023 - 17:58
Kanë përfunduar tri ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës

Kanë përfunduar tri ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 0:2 ndaj Fushë Kosovës në udhëtim me golat e Bleart Tolajt dhe Edvin Kuc.

Me këtë fitore, Ballkani tani është lider në tabelë me 16 pikë gjithsej, lirse Fushë Kosova është e fundit me vetëm një pikë

Gjilani gjithashtu shënoi fitore, duke e mposhtur Lirinë e Prizrenit me rezultat minimal 1:0.

Kjo fitore e ngrit Gjilanin në pozitën e gjashtë me shtatë pikë, kurse Liria një vend më poshtë me një pikë më pak

E fitore spektakolare me rikthim rezultati shënoi Llapi që e mposhti në udhëtim Malishevën.

Me këtë fitore, Llapi tani shkon në kuotën e 16 pikëve, aq sa ka edhe Ballkani, kurse Malisheva mbetet e treta me nëntë sosh.


(Kosova Sot Online)