Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës

  • A.P /
  • 28 September 2023 - 17:22
Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në kuadër të javës së shtatë në Superligën e Kosovës në futboll.

Prishtina barazoi 2:2 me Dukagjinin në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ky barazim e dërgon Prishtinën në kuotën e 10 pikëve në vendin e katërt në tabelë.

Në anën tjetër, Duagjini shkon në shtatë pikë në vendin e shtatë.

Fitore sot shënoi Drita që triumfoi pastër 0:2 ndaj Feronikelit 74.

Me këtë fitore, Drita tani ngjitet në 12 pikë, katër më pak se Ballkani e Llapi që prijnë në tabelë.

Kurse, Feronikeli 74 mbetet i parafundit me gjashtë pikë të grumbulluara. 


(Kosova Sot Online)