Lamine Yamal ka nënshkruan kontratën e re me Barcelonën – Romano zbulon dy detaje kyçe të marrëveshjes

  • S.A /
  • 29 September 2023 - 11:28
Lamine Yamal ka nënshkruan kontratën e re me Barcelonën – Romano zbulon dy detaje kyçe të marrëveshjes

Sulmuesi i talentuar anësor, Lamine Yamal thuhet se tashmë ka nënshkruar kontratën e tij të re me Barcelonën, transmeton "Kosova Sot Online ".

Është eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili ka konfirmuar kontratën e re të talentit spanjoll me klubin nga Camp Nou.

Gazetari italian ka jep dy detaje kyçe për kontratën e re të firmosur nga adoleshenti i talentuar. Detajet i parë sipas tij është se kontrata e re e Yamal do të zgjasë deri në verën e vitit 2026. Kjo është kontrata më e gjatë që mund t’i jepet një lojtari 16-vjeçar bazuar në rregullat e futbollit evropian. Në anën tjetër, detaji i dytë thotë se kontrata e re e Yamal do të shpallet zyrtarisht të hënën e ardhshme, në 2 tetor 2023. Lamine ka treguar tashmë cilësinë e tij duke luajtur për Barcelonën dhe Spanjën, prandaj ai meriton një kontratë më të mirë për të siguruar të ardhmen e tij në klubin katalunas. Këtë verë, u raportua se Manchester City bëri gjithçka për të nënshkruar me Yamal, por Barcelona refuzoi ofertat e tyre. 

(Kosova Sot Online )