Një lojtar tenton të bëjë vetëvrasje

  • A.P /
  • 29 September 2023 - 14:18
Një lojtar tenton të bëjë vetëvrasje

Një lojtar i OGC Nice po kërcënon të bëjë vetëvrasje.

Lojtari profesionist i paidentifikuar është duke qëndruar në viaduktin Magnan, 100 metra mbi tokë dhe po kërcënon të kërcejë.

Sipas raportimeve në Francë, lojtari në fjalë është vetëvrasës pas një ndarjeje.

Zjarrfikësit dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe aktualisht janë duke negociuar me lojtarin.

(Kosova Sot Online)