Chelsea e monitoron situatën e Osimhen

  • A.P /
  • 29 September 2023 - 14:53
Chelsea e monitoron situatën e Osimhen

Chelsea po monitoron përplasjen mes Victor Osimhen dhe Napolit, raporton talkSPORT.

Agjenti i Osimhen ka kërcënuar me veprime ligjore kundër kampionëve italianë për një postim në rrjetet sociale që tallte nigerianin për humbjen e një penalltie.

Siç është raportuar më parë nga talkSPORT, Chelsea është admirues i Osimhen dhe mund të përdorë grindjet e çuditshme për të rritur interesin e tyre.  

Menaxheri Mauricio Pochettino e ka bërë të qartë se dëshiron një sulmues të ri në janar dhe Blutë janë gjithashtu ndër klubet që tregojnë interes për Ivan Toney.

(Kosova Sot Online)