Për javen e tetë në Superligë delegohen gjyqtarët

  • A.P /
  • 29 September 2023 - 18:31
Për javen e tetë në Superligë delegohen gjyqtarët

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë këtë fundjavë me xhiron e tetë.

Kjo xhiro do të sjellë dy super derbi, të shtunën dhe të dielën

Nesër, dy ekipet e para në tabelë, Ballkani e Llapi do të përballen mes vete në Suharekë.

Nesër po ashtu zhvillohet ndeshja mes Lirisë së Prizrenit dhe Malishevës.

E të dielën, në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan do të luhet derbi i madh i Anamoravës mes Dritës dhe Gjilanit.

Përveç kësaj, të dielën Dukagjini në Klinë do ta presë Feronikelin ‘74.

Kurse të hënën, Fushë Kosova përballet me Prishtinën, po ashtu në Lipjan.


(Kosova Sot Online)