Barcelona synon kthimin te fitorja ndaj Sevillas

  • A.P /
  • 29 September 2023 - 20:22
Barcelona synon kthimin te fitorja ndaj Sevillas

Pas barazimit me Mallorcan, Barcelona synon që të rikthehet sonte te fitorja në La Liga.

“Blaugranët” do të jenë nikoqirë të Sevillas, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në elitën e futbollit spanjoll

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin olimpik të Barcelonës, me fillim prej orës 21:00.

Barça është e treta në tabelë me 17 pikë, kurse Sevilla renditet e 12-ta me shtatë pikë

(Kosova Sot Online)