Neymar ende në kërkim të golit të parë te Al-Hilal

  • A.P /
  • 29 September 2023 - 22:41
Neymar ende në kërkim të golit të parë te Al-Hilal

Al-Hilal regjistroi fitore sonte ndaj Al-Shabab, por emri i Neymarit mungoi sërish në listën e golashënuesve.

Skuadra e drejtuar nga Juan Jesus fitoi me rezultatin 2:0. Kjo ndeshje i takoi javës së tetë në Ligën Profesionale Saudite

Neymar luajti për 90 minuta, por nuk e gjeti golin as kësaj radhe.

Sulmuesi brazilian kishte rastin për të shënuar golin e parë me fanellën e Al-Hilal, por humbi një penallti në minutën e 37-të.

Gjithsesi, 37-vjeçari la gjurmë duke asistuar në këtë ndeshje te goli i Kalidou Koulibaly.

Neymar ka regjistruar katër paraqitje deri tash me Al-Hilal në të gjitha garat, teksa numëron tre asistime. 

(Kosova Sot Online)